Theo Hernandez po përjeton ndoshta momentin më të vështirë që kur ndodhet te Milani. Francez është larg formës më të mirë dhe trajneri i tij në klub Fonseka ashtu si edhe ai në kombëtare, Deshamp kanë vendosur të mos e përdorin si zakonisht.
Dy ndeshjet e fundit të kampionatit me Milanin Teo i ka nisur nga pankina.
Kundër Genoas ai as nuk hyri në fushë, ndërsa në Verona u desh dëmtimi i Leaos që Fonseka ta hidhte në fushë.
Përveç këtyre dy ndeshjeve, në fillim të sezonit pati edhe dy të tjera në të cilat Teo filloi nga pankina.
Sivjet për të 4 stola në total.
Në javën e parë të kampionatit kundër Torinos në gusht dhe më pas në ndeshjen e famshme kundër Lacios në fillim të sezonit, ku më pas hyri si zëvendësues.
Fakti i veçantë është se – pa marrë parasysh ndeshjet e humbura për shkak të skualifikimeve apo dëmtimeve – me 4 stola Teo ka arritur tashmë numrin e qëndrimeve rezerve në tre vitet e fundit: pra nga sezoni i titulli kampion e në vazhdim.
Dhe jemi pothuajse në gjysmë të sezonit, çka mund të bëjë që ky rekord negativ të përkeqësohet edhe më tepër. Sidoqoftë, pavarësisht sezonit, 26-vjeccari ka mundur të gjejë dy herë rrugën e golit.