“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë”
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton me një dëmtim të kyçit të këmbës së djathtë që e ka mbajtur atë larg fushës për disa javë.
Në një video të publikuar nga klubi, 17-vjeçari donte të qetësonte tifozët dhe të tregonte gjendjen e tij shpirtërore.
“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë.
Është thjesht çështje kohe”, ka deklaruar Yamal.
Dëmtimi ndodhi më 15 dhjetor gjatë humbjes 1-0 të Barçës kundër Leganés, kur një përplasje e rëndë e detyroi atë të largohej nga fusha.
Sipas klubit katalanas, rikuperimi pritet të zgjasë tre deri në katër javë. "Ishte thjesht një fat i keq, një goditje në kyçin e këmbës që mund t'i ndodhë kujtdo”, shpjegoi Yamal, duke e pranuar incidentin me maturi.