Rey Manaj po përgatitet për t’u larguar nga Sivasspor gjatë merkatos së janarit.
Sulmuesi mund të mbyllë aventurën e tij me skuadrën turke pas 1 viti e gjjysmë si pjesë e tyre.
Ofertat dhe interesimet për të nuk mungojnë, teksa ka ekipe po në Turqi që kërkojnë ta mbajnë në kampionatin turk lushnjarin.
Kështu sipas mediave turke bëhet me dije se Trabzonspor pëlqen Manajn dhe po bën gati transferimin e tij.
Siç dihet Sivasspor ka kërkesa të larta ekonimike për të lënë të lirë Manajn.
Por tashmë Tabzonspor po përgatit gjithçka në detaje që të plotësojë kërkesat e tyre dhe të arrijë drejt lushnjarit, i cili shihet shumë i rëndësishëm për repartin e avancuar.