Partizani kërkon përforcime cilësore në merkaton e janarit për të shtuar forcat në skuadër për pjesën e dytë të sezonit.
Të kuqtë janë një prej skuadrave që kërkon titullin dhe për të arritur drejt këtij objektivi kërkohen lojtarë që e njohin mirë Superioren.
Kryeqytetasit siç duket kanë vendosur të jenë “all-in” në merkato dhe objektivi kryesorë i tyre është Redon Xhixha.
Ky i fundit para disa sezonesh ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës, ku ia ka dalë të shpallet edhe golashënuesi i Superiores.
Aventura e sulmuesit në Azerbajxhian nuk ka shkuar siç dihet dhe në këto kushte Partizani mendon të përfitojë. Drejtuesit tentojnë q ëish-in e rivalëve ta sjellin sërish në kryeqytet në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Ndryshimet e mëdha që po bëjnë te Partizani në këtë merkato, bëjnë që Xhixhës t’i premtohet një vend kyç në formacionin e “Demave” dhe tashmë ditë të “nxehta” priten në vazhdim.