Broja vendos në dilemë trajnerin e Evertonit

Futboll

Broja vendos në dilemë trajnerin e Evertonit

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 11:08
Besa

Everton mbyll vitin 2024 me ndeshjen e nesërme kundër Notingam Forest.

Kjo sfidë nis në orën 16:00 dhe trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka një dilemë.

Aktivizimi apo jo i Armando Brojës nga minuta e parë.

Tifozët në komente shprehen njëzëri se është koha që sulmuesi shqiptar të provohet nga minuta e parë.

Impakti i Brojës u pa te takimi në Mançester kundër Sitit. Në minutat e fundit kur skuadra po mbronte me gjithë forcat, ishte 23-vjeçari që provoi të godiste në kundërsulm skuadrën e Guardiolës.

Kujtojmë se Broja është i huazuar tek Everton nga skuadra e Çelsit. Në përfundim të sezonit do të kthehet te këto të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat