Everton mbyll vitin 2024 me ndeshjen e nesërme kundër Notingam Forest.
Kjo sfidë nis në orën 16:00 dhe trajneri i Evertonit, Shon Dajç, ka një dilemë.
Aktivizimi apo jo i Armando Brojës nga minuta e parë.
Tifozët në komente shprehen njëzëri se është koha që sulmuesi shqiptar të provohet nga minuta e parë.
Impakti i Brojës u pa te takimi në Mançester kundër Sitit. Në minutat e fundit kur skuadra po mbronte me gjithë forcat, ishte 23-vjeçari që provoi të godiste në kundërsulm skuadrën e Guardiolës.
Kujtojmë se Broja është i huazuar tek Everton nga skuadra e Çelsit. Në përfundim të sezonit do të kthehet te këto të fundit.