Vetëm një tifoz lokali do të zgjidhte Fabregasin para Berishës

Futboll

Vetëm një tifoz lokali do të zgjidhte Fabregasin para Berishës

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 11:15
Berisha

“Gjeometri dhe personalitet: Leçja shijon talentin e Medon Berishës”, me këtë titull e hap artikullin “Tuttomercatoweb”-i.

Media italiane i ka kushtuar një shkrim mesfushorit shqiptar, të cilin e cilëson si drejtorin muzikës së trajnerit të Leçes. Madje media në fjalë ka risjellë në kujtesë edhe një krahasim të drejtorit sportive të bardhekuqve, i cili asokohe zgjidhte Berishën përpara Fabregasit.

Karakteristika që kërkon Xhampaolo për rolin e drejtorit të mesfushës? Muzikaliteti. Berisha, i cili në verë luajti EURO 2024 me kombëtaren shqiptare për të rriturit, u imponua menjëherë me personalitet një titullar për Leçen dhe rruga duket e qartë.

Më 2 shtator 2022, Korvino tha: “Cilësia nuk ka moshë, vetëm një tifoz i lokalit shikon emrat dhe do të preferonte Fabregasin në vend të Berishës.

2025-a është pranë nesh dhe mund të jetë viti i shenjtërimit të një perle tjetër në Salento”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat