Ernest Gjoka ka marrë pak javë më parë drejtimin e Skënderbeut pas largimit të Ivan Gvozdenoviq.
Timonieri i korçarëve ndeshje pas ndeshje ka nënvizuar se skuadra ka nevojë për afrime cilësore për të mbushur gropat dhe për të dalë nga fundi i klasifikimit.
Padiksutim që korçarët kanë në skuadër lojtarë mjaft cilësorë, të cilët Gjoka në asnjë mënyrë nuk dëshiron largimin e tyre. Nga sa mësohet trajneri ka një kërkesë për drejtuesit vetëm për afrime dhe të mbahet boshti i skuadrës.
Kujtojmë se pas 19 javësh, skuadra korçare ia ka dalë të sigurojë vetëm 15 pikë.
Aktualisht ndodhen në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe tashmë synimi i klubit do të jetë ringritja e ekipit dhe mbijetesa në Superiore.