Taribo West, një ish-lojtar i Milan-it që tani është një pastor fetar, tha në një intervistë disa vite më parë:
“Unë isha një lojtar më i fortë se Paolo Maldini dhe Alessandro Costacurta, por trajneri (Alberto Zaccheroni) gjithmonë fokusohej tek ata dy. Kush e di pse.
“Kur u thirra si titullar për shkak të dëmtimit të Maldini-t, luajta mirë dhe madje mora disa lëvdata, por dikush nuk ishte i lumtur dhe në fund u lashë përsëri jashtë”.
Për një arsye të panjohur intervista u bë virale ditët e fundit dhe më pas erdhi përgjigjja e Billy Costacurta, ish-ylli i Milan-it dhe tani komentues i Sky.
Në një story në Instagram, Costacurta ka shkruar: “I dashur Taribo, ndoshta ishe më i mirë se Costacurta-, por jo se Maldini, Taribo im…”.
Një përgjigje elegante dhe ironike, duke qenë se Costacurta flet për veten në vetën e tretë dhe e lë mënjanë veten duke nënvizuar se si Maldini, ndoshta, nuk duhet të krahasohet me askënd.