Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Mundo Deportivo.
Sipas gazetës spanjolle, ylli i Real Madridit, Vinicius, nënshkroi dje në Wuhan një parakontratë me Paris Saint-Germain të vlefshme për 10 sezonet e ardhshme.
Sulmuesi brazilian përfitoi nga pushimet e tij të Krishtlindjeve për të fluturuar drejt Kinës me një avion privat të vënë në dispozicion nga ish-futbollisti Luis Figo, ku nënshkroi marrëveshjen që efektivisht e lidh atë me klubin francez.
Sapo mësoi për interesimin e PSG-së, braziliani organizoi një fluturim me ndalesë në Doha (Katar), ku delegacionit iu bashkua edhe drejtori i përgjithshëm i parisienëve, Victoriano Melero, së bashku me një ekip juristësh dhe përkthyesish francezë për të lehtësuar operacionin.
Një dëshirë e shprehur nga presidenti, Al-Khelaifi, për t’i vjedhur yllin Florentino Perez-it, si një lloj hakmarrje e operacionit Mbappe verën e kaluar.
Por roli i Neymar në operacionin Vinicius Junior te PSG ishte pothuajse vendimtar: në fakt ish-ylli i klubit parisien propozoi personalisht përfundimin e operacionit, në shenjë mirënjohjeje dhe mirëkuptimi për të gjitha ndeshjet e humbura për shkak të dëmtimit gjatë qëndrimit të tij te PSG.
Duke përfituar nga marrëdhënia e mirë që e lidh me bashkatdhetarin e Real Madridit, duke lehtësuar komunikimin mes palëve. Madje duket se Vini ka zgjedhur edhe numrin e fanellës, ’77’, për të shmangur përputhjen me paraardhësin KM7.