Cristiano Ronaldo foli të premten përpara Globe Soccer Aëards të këtij viti në Dubai dhe dha mendimin e tij të sinqertë në lidhje me polemikat e fundit për Topin e Artë.
“Vinicius duhet të kishte fituar Topin e Artë. E meritonte edhe Rodri, por Vinicius fitoi Champions League, ai shënoi në finale. Gjërat e tjera nuk janë të rëndësishme për mua, kur dikush e meriton, duhet të zgjedhësh një fitues të drejtë. Nuk e kam problem ta them, ishte e padrejtë”.
Cristiano zbuloi gjithashtu se çfarë planifikon të bëjë pasi të varë këpucët në gozhdë. “Unë nuk jam trajner, nuk do të jem kurrë trajner. Nuk do të jem as president, por ndoshta mund të bëhem pronar i një klubi. Gjithmonë do të varet nga momenti”.
Sa i përket ligës franceze, Cristiano thotë se nuk i bën përshtypje Ligue 1: “Në Francë është vetëm PSG. Pjesa tjetër ka mbaruar. Nuk më intereson çfarë thonë. Franca ka vetëm PSG. Të tjerët konkurrojnë mirë, por PSG është më i forti. Askush nuk konkurron me ta. Ata kanë lojtarë më të mirë, më shumë para. Kjo nuk është një gënjeshtër. Nuk e kuptoj habinë e njerëzve.”