Mesfushori: Klopp ishte i pari që më uroi

Futboll

Mesfushori: Klopp ishte i pari që më uroi

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 15:46
Xhons e Klopp

Kërtis Xhons ka zbuluar se ka marrë një mesazh nga ish-trajneri Jurgen Klopp menjëherë pasi bëri paraqitjen e tij të 100-të në Premier Ligë në “Boxing Day”. Liverpuli fitoi 3-1 në “Anfield” përballë Lestërit, duke thelluar më tej avantazhin e tyre në krye të klasifikimit të Premier Ligës.

Mesfushori ishte titullar në ndeshjen e fituar me përmbysje, pasi Xhordan Ajev kaloi “Dhelprat” në avantazh në minutën e gjashtë.

Në fakt, talenti i “Reds”- ave nuk ishte as në dijeni se ishte ndeshja e tij e 100-të për klubin, derisa lexoi një mesazh në dhomat e zhveshjes nga shefi i tij i vjetër. “Ishte Jyrgen!” buzëqeshi Xhons kur u pyet në intervistën e tij pas ndeshjes se cili e uroi.

“Sapo hyra në dhomë, patëm një bisedë me ekipin dhe thjesht fola në telefon. Normalisht i dërgoj mesazh familjes dhe pashë një mesazh nga Klop. Ai tha: ‘urime për 100 ndeshjet dhe ja për 500 të ardhshmet’.

Pak a shumë diçka të tillë. Unë nuk e dija fillimisht se për çfarë e kishte shifrën 100. Por sapo kontrollova “Instagramin” dhe pash 100 ndeshje. Jam me të vërtetë krenar. I tillë është Klop. Ai është ende në kontakt me të gjithë ekipin. Ai e ndërtoi këtë skuadër dhe Slot po vazhdon punën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat