Manchester City po përgatitet për një betejë

Futboll

Manchester City po përgatitet për një betejë

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 15:56
Guardiola

Manchester City po përgatitet për një betejë për të mbajtur talentin James McAtee në janar, pasi klubet nga e gjithë Europa janë të interesuara për të.

Pas suksesit të Liam Delap tek Ipswich, klubet e Premier League po rreshtohen për të marrë mesfushorin 22-vjeçar McAtee nga Manchester City.

I riu i Cityt besohet të jetë i zhgënjyer me mungesën e minutave nën drejtimin e Pep Guardiola-s dhe mund të kërkojë të largohet nga Etihad në janar.

Sipas The Telegraph, Nottingham Forest, West Ham United, Brentford dhe Crystal Palace po ndjekin të gjithë McAtee, ndërsa Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Leipzig në Gjermani dhe Fiorentina dhe Bologna në Itali janë gjithashtu të interesuar.

Me City që ka kaluar një krizë dëmtimesh këtë sezon, nuk është befasi të që McAtee të jetë i pakënaqur.

Raporti zbulon se Guardiola u përpoq shumë për ta mbajtur atë gjatë verës pas interesimit nga rivalët, por trajneri spanjoll ende nuk ka besuar te lojtari i Anglisë U-21.

Me vetëm 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij, City ka një vendim të madh për të marrë në lidhje me të ardhmen e futbollistit.

McAtee ka bërë vetëm dy ndeshje si titullar për kampionët e Premier League këtë sezon dhe të dyja ndeshjet ishin në Kupën e Ligës.

Cityt i mungonin tetë lojtarë titullar në ndeshjen e barazuar 1-1 me Everton në Boxing Day, por talenti mbeti në stol pasi kishte luajtur vetëm dy minuta në Premier në sezonin 2024-2025.

Nuk ka gjasa që City ta lërë McAtee të largohej në formë huazimi me kontratën e tij që skadon në 2026. Prandaj, janari mund të jetë koha që ai të largohet dhe të ndjekë gjurmët e Cole Palmer dhe Delap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat