Bedri Greca do të jetë lojtari më i ri i ekipit kavajas.
Sulmuesi do të mbyllë aventurën e tij me Elbasanin në Superiore, për të nisur një të re me Besën e Kavajës e të rikthehet edhe një herë në elitën e futbollit vendas.
34-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shihet si përforcimi i duhur nga Besa, me të cilët do të firmosë deri në verën e 2026-ës.
Greca më parë ka veshur fanellën e Skraparit, Tërbunit, Flamurtarit, Kukësit, Luftëtarit, Tiranës, Gjilanit, Laçit, Feronikelit dhe Kastriotit.