Voska Sport merr katër përforcimet e para

Futboll

Voska Sport merr katër përforcimet e para

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Skuadra e Voska Sport ka nisur merkaton dimërore dhe në radhët e veta ka sjellur katër përforcime të reja.

Mësohet se drejtuesit e ekipit shqiptar nga Ohri kanë arritur akord me portierin turk Halil Bagci, i cili te Voska vjen nga Gaziantepi, teksa më herët ka qenë pjesë edhe e Helsinkit.

Në gjysmësezonin pranveror te Voska do të luaj edhe një japonez. Taiki Kogayama është futbollisti 28 vjeçar që ka firmosur kontratë me Voskën.

Filip Valencic është lojtar slloven dhe do të jetë pjesë e ekipit nga Ohri. Ky i fundit vjen në kampionatin tonë me një eksperiencë, ku gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të ndryshme në mesin e tyre si Dinamo Minsk, Olimpija Ljubljana, Monza e HJK.

Ndërkohë përforcimi i katërt është Tuure Siira, finlandez dhe te Voska transferohet si futbollist i lirë. Ekipi i fundit që është aktivizuar Siira është FC Haka.

Sipas paralajmërimeve, te Voska do të ketë përforcime edhe tjera gjatë merkatos së janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat