Pse nuk e thotë Dragan Xhajiqi për Shqipërinë? Pantiqi kishte treguar se kukull e kujt është ai 

Futboll

Pse nuk e thotë Dragan Xhajiqi për Shqipërinë? Pantiqi kishte treguar se kukull e kujt është ai 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 dhjetor 2024 Në ora: 17:05
Dragan Xhajiqi

Është interesant se Dragan Xhajiqi vazhdon me heshtjen si gjithmonë me stilin e tij, duke mos e thënë asnjë fjalë qoftë pro apo kundër për organizimin e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.

Ky kampionat i është besuar që së bashku të organizojnë Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Serbisë.

Miratimi do të jepet në muajin shkurt nga UEFA!

Dragan Xhajiq, ish futbollist dhe aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë, asnjëherë nuk e mori mundin që të thotë një fjalë!

Një heshtje taktike e tij apo është i dirigjuar nga skena politike serbe!

Xhajiqi njihet për dinakërinë e tij apo siç thonë në popull: “E hedh gurin e fsheh dorën”.

Deri me tash nuk e tha asnjë fjalë për Shqipërinë!

Nuk është për t’u habitur sepse po ky Xhajiqi së bashku me Zvezdan Terziqin në vitin 2020 e nderuan me fanellën numër 1 të Cërvena Zvezdës kriminelin e luftës, Dragan Vasilkoviq apo siç njihet si famëkeqi Kapetan Dragan.

Komentatori serb Millojko Pantiq publikisht hoqi dorë nga Zvezda dhe shprehu mllefin: “Turp të kesh! Ju i dhatë kriminelit një fanellë.

Dragan Xhajiq dhe Zvezdan Terziq, turp të keni!”.

Dhe jo me kaq, në vitin 2018, në fund të nëntorit, si dhelpra dinake hyri në Mitrovicë në përkrahje të serbëve, të strukturave ilegale dhe aty ishte së bashku me Terziqin dhe Mitar Mërkellën!

Fakti tjetër interesant është se Xhajiqi ka aversion ndaj shtetit të Kosovës, që besa edhe sot mund tt'i ikujtohet humbja me rezultat 2:1 më 1 dhjetor të vitit 1985 në stadiumin e Prishtinës.

Kur Prishtina shënoi golin e dytë nga penalltia e Zoran Batroviqi, Xhajqi nga sikleti si zyrtar lëvizi nga banka dhe nuk e duronte dot humbjen dhe as atmosferën sikur në Argjentinë e në Brazil. 

Pantiqi, vit më parë ia pat treguar edhe një të palarë Xhajiqit, duke thënë: “Kur Vidiqi kandidoi për post dhe kur u bë e qartë se e gjithë bota e futbollit dhe asetet e futbollit tonë ishin në anën e Vidiqit, atëherë njeriu që bën gjithçka në Serbi e nxori në krye të quajturin Xhajiq.

Xhajiq ka qenë kukull e Aleksandër Vuçiqit për shumë vite, që nga koha kur ai e liroi atë nga procesi gjyqësor dhe të gjithë e dimë se kjo ishte e paligjshme.

Xhajiq mund ta kishte larë këtë njollën e të thënit se nuk do të kandidonte për post, mjaftoi. Nuk e ka bërë këtë, e ka pranuar të jetë kukull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat