Serjan Repaj është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë

Futboll

Serjan Repaj është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 17:29
Logo e Vllaznisë

Serjan Repaj është lojtari më i ri i ekipit të Vllaznisë.

24-vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij si kapiten me Apoloninë në Kategorinë e Parë, për të nisur një të re në elitën e futbollit shqiptar.

Qendërmbrojtësi është goditja e parë e klubit shkodran për merkaton dimërore.

Repaj ka firmosur me shkodranët një kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

"KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë rikthimin në shtëpi të futbollistit shkodran Serjan Repaj.

Pas 4 vitesh në rradhët e Apolonisë ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi 24 vjeçar nga dita e sotme zyrtarisht është i veshur kuqeblu.

Me të, klubi ka firmosur një kontratë e cila do të zgjasë deri në fundin e sezonit 2026-2027.

Suksese me fanellën kuqeblu!", njofton KF Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat