Fenerbahce nuk e ka në plan të heq dorë për transferimin e Vedat Muriqit.
Mediat turke raportojnë se sulmuesi kosovar është në planet e Fenerbahches për afatin kalimtar të janarait.
30-vjeçari është lidhur me një rikthim te klubi turk, ku luajti gjatë sezonit 2019-2020.
Por mediat spanjolle raportojnë se Mallrca nuk është e gatshme të shes Vedat Muriqin në janar, pasi është i rëndësishëm për skuadrën.
”Pirati” do të qëndrojë në ishull së paku deri në fund të sezonit.
Muriqi ka luajtur 14 ndeshje në sezonin aktual të La Ligës, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 2 asistime