Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, i njohur si Maradona i Kosovës, është i përkushtuar si gjithmonë për datat e rëndësishme në familjen e tij.
Muriqi ka befasuar me një postim për bashkëshorten e tij.
Dy vite e ndajnë nga katër dekada e martesës së tij.
“38 vite të lumtura së bashku”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në facebook.
Muriqi i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, ku në vitet e 80-ta tronditen klubet e mëdha të asaj kohe në ish Jugosllavi.