Emir Aliu nuk do të jetë më sulmues i Shkëndijës së Haraçinës.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook kampioni vjeshtor i Ligës së Tretë-Veri të Maqedonisë, shkruan se ka ndërprerë bashkëpunimin me Aliun. Klubi shprehet se vlerëson punën e sulmuesit me përvojë.
“Klubi Futbollistik KF Shkëndija 77 ju njofton se kemi ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin Emir Aliu. Falënderojmë Emirin për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë se, Aliu ishte ndër lojtarët kryesor në suksesin e sezonit të kaluar, duke qenë protagonist kryesor në fitoret e rëndësishme të Shkëndijës.
Haraçinasit e kanë mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e parë të Ligës së Tretë-Veri me 37 pikë.