Për të parë përsëri Kristian Pulisiçin si titullar do të duhet të presim.
Amerikani, i cili la fushën për shkak dëmtimi gjatë Atalanta-Milanit, u stërvit veçmas ditën e djeshme, çka bën që shanset për ta parë në lojë gjatë Milan-Roma janë gjithnjë e më të pakta.
Fonseka do të vendosë sot, por ish-lojtari i Çelsit maksimumi do të ulet në stol.
Në kokën e trajnerit portugez është ideja për ta mbrojtur dhe më pas për ta pasur në gjendje të mirë për Superkupën e Italisë. Në fakt, më 3 janar, kuqezinjtë do të përballen me Juventusin për të hyrë në finalen e turneut ku do të gjenin fituesen e çifit Inter-Atalanta.
Dy të tjerë të lënduar, konkretisht Musah dhe Loftus-Çik, po punojnë për të qenë të pranishëm në Riad. Për Leaon, megjithatë, një vendim do të merret përpara nisjes për në Arabinë Saudite.
Duke folur për kthimet: Benaser kundër Romës do të regjistrojnë thirrjen e tij të parë të sezonit pas ndalesës së gjatë. Të dielën në mbrëmje në “San Siro”, në stol pritet të jetë edhe Luka Joviçi që është rikuperuar pas operacionit në muskujt e fundit të barkut.
Sa për formacionin, pritet konfirmimi i Terraçianos dhe Morata në sulm në vend të Abrahamit që e nis nga stoli edhe kundër ish-ekipit të tij.