Medon Berisha tepër i pafat.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare sapo ishte kthyer nga një dëmtim dhe kishte fituar vendin e titullarit te Lecce në Serie A, por kjo lumtur nuk zgjat shumë.
Ditën e sotme, Berisha ka lënë në mes seancën stërvitore me ekipin e tij.
Shkak për këtë ndërprerje të stërvitjes thuhet të jetë bërë një problem muskulor, pra një dëmtim jo aq serioz.
Megjithatë, sipas mediave italiane, shqiptari do të mungojë në sfidën e të hënës.
Kujtojmë që Lecce do të përballet me Comon, një ndeshje tepër delikate për skuadrën e Berishës dhe Ramadanit.