Futbollistët e Lazio dështuan të shënojnë sonte fitore ndaj liderit Atalanta.
Fisayo Dele-Bashiru solli skuadrën nga Roma në epërsi me golin në pjesën e parë në minutën e 27-të.
Skuadra e Berat Gjymshitit barazoi dy minuta para përfundimit të ndeshjes me golin e Marco Brescianini, pas asistimit të Ademola Lookman.
Ekipi nga Bergamo pas 18 xhirosh mbetet kandidat serioz për vendin e parë, pasi ka 41 pikë, një më shumë se Interi, por një ndeshje më pak. Lazio renditet e katërta me 35 pikë.
Kujtojmë, Interi sot mposhti në udhëtim Cagliari me rezultat 3:0. Parma ishte më e mirë se Monza 2:1 dhe Empoli pësoi si vendës nga Genoa 1:2.