Interi e ka mbyllur vitin 2024 me fitore në Serie A.
Zikaltrit mposhtën në udhëtim Cagliarin me rezultat 0:3, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.
Bastoni kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjess.
Në minutën e 71-të, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e Interit, kurse shtatë minuta më vonë, Calhanoglu shënoi nga penalltia për 0:3.
Me këtë fitore, Interi tani merr primatin me 40 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Cagliari mbetet i 18-ti me 14 pikë të grumbulluara.