Ferdinand insiston

Futboll

Ferdinand insiston

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 23:40
Rio Ferdinand

Rio Ferdinand dhe Owen Hargreaves, ish-bashkëlojtarë të Manchester United, janë përplasur për zgjedhjen e tyre për trajnerin e sezonit në Premier League.

Debati u fokusua në Enzo Maresca të Chelsea-t dhe Arne Slot të Liverpool-it, ndërsa secili mbronte kandidatin e vet si më të merituarin për çmimin deri tani.

ktualisht, Liverpool dhe Chelsea renditen përkatësisht në vendin e parë dhe të tretë në tabelë, me skuadrën e Slot që mban një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Arsenal-it, që ndodhet në vendin e dytë, dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Rio Ferdinand Presents, gjashtë herë fituesi i Premier League, Ferdinand, mbrojti Maresca-n, duke përmendur përmbysjen mbresëlënëse të Chelsea-t nga një sezon zhgënjyes vitin e kaluar, kur përfunduan në vendin e gjashtë.

“Është një ndryshim i madh,” tha Ferdinand. “Thjesht mendoj që Maresca ka ardhur dhe ka marrë një ekip që ishte një cirk, një katastrofë…”

Hargreaves e ndërpreu menjëherë, duke i dhënë merita trajnerit të Chelsea-t, por theksoi se forma e Liverpool-it, si në garat vendase ashtu edhe në ato evropiane, është dëshmi e qartë për epërsinë e Slot.

“Ka bërë një punë të pabesueshme. Por po them, nëse je në krye të ligës, skuadra më e mirë në Champions League, atëherë është Arne. As që ka dyshime,” tha Hargreaves.

Skuadra e Slot ka fituar 14 nga 16 ndeshjet e para të kampionatit, duke e bërë atë trajnerin më të suksesshëm në historinë e Premier League për kaq shumë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat