Përpara ndeshjes së nesërme kundër Leicesterit, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë: "Ndonjëherë mendoni se është e lehtë të zgjidhet problemi, por ndonjëherë kërkon më shumë kohë. Unë nuk do të dorëzohem. Dua të jem këtu dhe të bëj ndryshimin.
Situata që kemi nuk është e mirë. Ne duhet ta bëjmë kthesën, shkojmë në transfertën kundër Leicester, ka qenë gjithmonë e vështirë, por tani lojtarët do të jenë gati.
Mundohuni të jeni sa më të qetë, lexoni situatën dhe përpiquni të kuptoni se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar në ndeshjen e ardhshme.
Kjo është ajo që dua të ndjej dhe gjithçka që dua të bëj”, ka thënë mes të tjerash Guardiola.
Manchester City ka fituar vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në kampionat. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë nën drejtimin e Guardiolës.