Broja projektohet si titullar ndaj Nottingham Forest

Futboll

Broja projektohet si titullar ndaj Nottingham Forest

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 23:53
Armando Broja

Armando Broja luajti për më shumë se 20 minuta në barazimin në transfertë përballë Manchester City.

Paraqitja e sulmuesit shqiptar duket se ka bindur drejtuesit e Evertonit dhe trajneri Sean Dyche (sipas portaleve afër skuadrës) ka vendosur që të hedhë si titullar nga minuta e parë Brojën në ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forest.

Broja u huazua nga Çelsi tek Evertoni gjatë merkatos së verës, por për shkak të një dëmtimi nuk ka luajtur në pjesën e parë të sezonit.

Por gradualisht 23-vjeçari po përfshihet në projektin e Evertonit dhe është aktiviziaur në 3 ndeshje në kampionat gjatë muajit dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat