Cristiano Ronalo ka marrë një përgjigje ironike nga Liga franceze, pasi ky i fundit kishte kritikuar hapur kampionatin në fjalë, duke e vlerësuar si inferior në krahasim me atë saudit.
“Liga Saudite është më e mirë se Liga 1, padyshim. Franca ka vetëm PSG. Pjesa tjetër ka marrë fund. Nëse nuk më besoni, provoni të bëni sprinte në 38, 39 apo 40 gradë Celcius dhe do ta shihni”, theksoi portugezi në një intervistë të tij.
Përgjigja nuk ka vonuar nga adresa zyrtare në spanjisht e Ligës 1, e cila edhe më parë e ka thumbuar Ronaldon. Ajo postoi një foto të Lionel Mesit me Kupën e Botës të fituar në Katar 2022.
“Leo Mesi duke luajtur në 38 gradë”, shkruante ajo në rrjetet sociale, duke thumbuar portugezin me rivalin e tij më të madh.