Superiorja zhvilloi fundjavën e kaluar ndeshjet e javës së 19-të, me Dinamon që e mbyll vitin 2024 si kampione dimri.
Por jo vetëm kaq, ne kemi mësuar gjithashtu se kush janë 3 kampionët e dimrit në Superiore. Këtu nuk është fjala për ekipet, por për sulmuesit. Janë 3 sulmues që kanë arritur që pas 19 javësh të shënojnë kuotë të njëjtë golash.
Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Bekim Balaj janë deri më tani golashënuesit e kampionatit. 2 të parët luajnë me skuadrën e Dinamos dhe të dy së bashku kanë shumuar 16 nga 30 golat e “Bluve”, ndërkohë shkodrani ka shënuar 8 nga 29 golat e Vllaznisë.
Pas tyre me 1 gola më pak vjen Ermir Rashica i Skënderbeut, me 6 ndodhet Regi Lushkja dhe nga 5 gola kanë shënuar, Mba, Rrapaj, Ndreca, Jarmouni, Nanai, Bregu dhe Ze Gomesh.