Dani Olmo është çështja më e rëndësishme aktualisht te Barcelona. Mesfushori nuk është federuar nga klubi katalanas për vitin 2025.
Deri në fundin e këtij viti, Barça do të njihet me verdiktin përfundimtar pasi ka apeluar vendimin. Fillimisht Olmo u lidh me një larg në Manchester ku do firmoste për ekipin e Sitit, në rast se klubi aktual nuk fiton çështjen me La Liga-n.
Tashmë një tjetër pistë është shfaqur dhe bëhet fjalë për PSG-në. Trajneri Luis Enrike e pëlqen profilin e tij, për këtë mund të kryhet një transferim ku Barcelona të fitojë të ardhura.
Kujtojmë se rreth 60 milionë euro ishte shifra e paguar në verë te Lajpcig. Kjo është një arsye e madhe përse katalanasit nuk mund të rrezikojnë ta humbin me parametra zero.