Edon Zhegrova ka pasur një vit fantastik me fanellën e Lille dhe 2024 do të mbahet gjatë në mend për të.
Ylli dardan ka shkëlqyer në kampionatin francez Ligue 1 derisa është një nga futbollistët më të vlerësuar.
Në një sondazh nga gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, tifozët francezë kanë votuar për 11-shen e vitit në Ligue 1.
Sulmuesi i Kosovës ka marrë vota për t’u përfshi në formacionin e vitit, derisa aty ndodhet përkrahë yjeve të mëdha të kampionatit.