Arsenali u përball në muajin dhjetor me dëmtimin e yllit të sulmit, Bukajo Saka. Ky i fundit iu nënshtrua ndërhyrjes dje, ndërsa rikuperimi pritet të zgjasë më tepër se mendohej.
Fillimisht u tha se lojtari i Anglisë mund të ishte gati në shkurt.
Trajneri Arteta ka treguar se tashmë kjo gjë nuk është e mundur.
“Do të jetë më shumë se dy muaj. Nuk e di saktësisht sa më gjatë. Është shumë e vështirë për t’u thënë”, u shpreh trajneri i njohur.
Saka është pjesë e përfaqësueses së Anglisë. Kështu me shumë gjasa do ta humbë ndeshjen me Shqipërinë, që luhet më 21 mars dhe hap grupin për kualifikueseset e Botërorit 2026.