Skuadra shqiptare largon nëntë lojtarë

Futboll

Skuadra shqiptare largon nëntë lojtarë

Nga: K. Goca Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 13:08
Voska Sport

Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit ka larguar nëntë futbollistë.

Voska po lufton për të siguruar ekzistencën në elitën e  futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Finalisti i Kupës ka bërë pastrime të mëdha brenda kolektivit.

“Kemi ndërprerë bashkëpunimin me nëntë futbollist si Muamet Shakir, Alban Mehmedi, Tarik Demishoski, Antonio Ilieski, Marko Vukovic, Habibula Askar, Destan Adili, Hristijan Jankuloski dhe Jasin Kazimoskin. 

Klubi shpreh falenderime për të gjithë futbollistët që ishin pjesë e jona gjatë periudhës së caktuar, duke iu uruar suksese dhe shëndet gjatë rrugëtimit të tyre në vijim”, ka njoftuar FC Voska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat