Vëzhguesi i futbollit Avni Hajdari është i irrituar me mënyrën se si është duke funksionuar Lidhja Rajonale e Futbollit të Ferizajt.
Hajdari tha se ka parregullësi dhe ka treguar cilat janë ato.
“Me përgjegjësi të plotë deklaroj që në LRF e Ferizajt në 4 vitet e fundit nuk ka funksionuar asgjë sipas propozicionit të Garave që i parasheh statuti i Garave të FFK-së.
As një Komision nuk e ka ushtruar detyrën siç e kërkon Rregullorja në fuqi.
Gjyqtarët dhe delegatët i kanë kryer detyrat e tyre në çdo ndeshje të zhvilluar tek kategoritë e reja U-13, U-15, U-17.
Po të merren protokollet e ndeshjeve për 4 Kampionatet e fundit shumë kartona të kuq janë falur nga kryetari aktual pa e njoftuar fare komisionin përkatës me përjashtim të disa rasteve ku unë vet kam qenë prezent dhe kam insistu që akterët të dënohen”, - thotë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Hajdari ka akuza edhe të tjera se si funksionon kjo lidhje rajonale e futbollit.
“Kryetari aktual kurrë nuk ka pasur interes të organizoj (Kinder Ligën)
Çdo rajon e organizon gjatë sezonit të dimrit që është një kompeticion që përkrahet nga FFK dhe e organizon çdo rajon.
Kryetari aktual nuk ka arrit asnjë gjyqtar ta avansoj në elitën e futbollit.
Kryetari Aktual aq sbumë merret me shpifje vend e pa vend duke kërcënuar gjyqtarët se do ti sanksionon.
Kryetari aktual e gënjen edhe kryetarin e FFK-së z. Agim Ademin se çdo gjë është në Rregull në LRFF.
Për krejt këto por edhe për shumë e shumë të tjera mund të ballafaqohem sy më sy”, tha ai.
Hajdari e ka menduar edhe kandidimin për kryetar por ka hequr dorë për një arsye.
“E kam menduar që të kandidoj për kryetar të rajonit ku e kam marr edhe përkrahjen e konsiderushme të shkollave por prapë kam vendosur të mos kandidoj. Dëmet që kryetari aktual i ka shkaktuar me dashje apo me mos dije mua më vyen kohë e gjatë t’i kthej në binarë”, ka përfunduar Hajdari.