Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për Kategorinë e Parë, nga java e 18-të deri në javën e 20-të.
Ashtu si “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë do të rikthehet në fushë më 10 janar 2025.
Java e 18-të do të zhvillohet më 10 dhe 11 janar, ndërsa ndeshjet e javës së 19-të do të luhen më 18 dhe 19 janar.
Kalendari përmbyllet me javën e 20-të, e cila është programuar të luhet më 25 dhe 26 janar.