Marko Karneseki kërkohet nga Arsenali.
Portieri i Atalantës është pjesë e klubit italian prej vitit 2019 nga ku ka provuar huazimet, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
24-vjeçari mund të shitet në Premier Ligë, ndërsa Atalanta ka bërë të ditur çmimin që pret.
Bëhet fjalë për 50 milionë euro, që duhet të derdhen në arkën e klubit.
Për një transferim të tillë megjithatë duhet pritur vera. Atalanta po lufton për titullin kampion në Itali dhe Marko preferohet titullar nga Gasperini, që nuk dëshiron ta prishë skuadrën.