Joshua Zirkzee nuk po e fiton dot vendin e titullarit te Manchester United. Madje, “Djajtë e kuq” po mendojnë largimin e tij, ndoshta që në merkaton e janarit.
Sipas Tuttosport, Juventusi ka kohë që e ndjek sulmuesin holandez, sidomos sepse trajneri Thiago Motta e njeh mirë nga Bologna, klub ku Zirkzee shkëlqeu dhe u afirmua si lojtar i nivelit të lartë.
Drejtuesit e Manchester United janë të hapur për mundësinë e huazimit të holandezit në janar, me opsion shitjen e tij në merkaton e verës. Ideja e klubit është të rrisin vlerën e kartonit të tij.
Juventusi po pret pas dere, gati për të përfituar nga kjo situatë e paqartë.