Alexander Isak po shkëlqen te Newcastle United dhe është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, duke qenë se qendërsulmuesit e racës mungojnë në tregun kontinental.
Suedezi është në krye të listës së objektivave të dy klubeve kryesore në Angli, Chelsea dhe Arsenal.
25-vjeçari ka njoftuar klubin e tij se është i emocionuar nga ideja e ndryshimit të skuadrës dhe po pret një sinjal.
Problem është çmimi i vendosur nga Newcastle United, klub që nuk vuan nga financat. Anglezët duan 150 milionë euro.
12 golat e shënuar nga Isak janë shifër e lartë, por jo e mjaftueshme aq sa një klub të shtangë të gjithë duke ofruar kaq shumë para.