Jamal Musiala dhe Florian Wirtz janë dy objektivat e Manchester City për merkaton e janarit.
Pep Guardiola po kërkon dëshpërimisht për një blerje të madhe në ofensivë, sepse nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër për të ndryshuar situatën aktuale të krizës së skuadrës.
Plani është që të blihet njëri nga dy gjermanët, kostoja e të cilëve është 100 mln euro për bavarezin dhe 120 mln euro për yllin e Bayer Leverkusen.
Më i lehtë duket ky i fundit, pavarësisht se më i shtrenjtë. Musiala po tundohet nga ideja për t’u bërë fytyra e skuadrës së Bayern dhe pritet që së shpejti të fitojë pagë të re rreth 20 mln euro bruto në vit.