E konfirmon Fabregas: Dele Alli po stërvitet me Como-n

Futboll

E konfirmon Fabregas: Dele Alli po stërvitet me Como-n

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 16:18
Cesc Fabregas dhe Dele Ali

Trajneri i Como, Cesc Fabregas e ka konfirmuar se Dele Alli tashmë po stërvitet me skuadrën e tij.

Ish-mesfushori i Tottenham dhe Everton u transferua në Itali në fillim të këtij muaji dhe tashmë ka nisur stërvitjen me skuadrën e Como-s.

Como e ka ftuar Allin të stërvitet, me mundësinë për të firmosur kontratën me skuadrën italiane.

“Ai tashmë po stërvitet me ne”, ka thënë Fabregas.

"Dele po ndihet mirë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ne jemi të lumtur nëse mund ta ndihmojmë atë. Për momentin, ai vetëm po stërvitet me ne...”, ka theksuar strategu spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat