Everton është mposhtur në shtëpi nga Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Goodison Park”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.
Dy golat për skuadrën e Nottingham u shënuan nga Wood në minutën e 15-të dhe Gibbs-White në të 61-tën.
Armando Broja në krahun tjetër ishte titullar në këtë sfidë, duke krijuar disa raste e vënë në vështirësi kundërshtarët. Rastin më të mirë e kishtë në minutën e 44-të të sfidës.
Ndërsa në pjesën e dytë ishte disi në hije. Ylli i Kombëtares shqiptare u zëvendësua në minutën e 75-të, për t’i lënë vendin sulmuesit, Beto.
Me këtë fitore, Nottingham shkon në vendin e dytë me 37 pikë. Në krahun tjetër, me 17 pikë të grumbulluara, Evertoni i Brojës zbret në vendin e 16-të.