Pas pesë ndeshjeve, Manchester City i është rikthyer rezultateve pozitive.
“Cityzens” të udhëhequr nga Pep Guardiola, kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të Leicester Cityt.
Manchester City ka fituar 2-0, me golat e shënuar nga Savinho (i pari këtë edicion) dhe Erling Haaland.
Me këtë fitore të arritur sot në “King Power Stadium”, City e mbyll një seri të gjatë me rezultate negative.
Tre pikëshi i sontëm, e vendos Cityn në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë pas 19 ndeshjeve.
Ndërkohë, Leicester City i Ruud van Nistelrooy pozicionohet 18-ti me 14 pikë të tubuara në po ashtu 19 ndeshje.