Sulmuesi italian, Giacomo Raspadori, ishte vendimtar të dielën pasdite në fitoren e Napolit.
Në kuadër të javës së 18-të të Serie A, Napoli shënoi fitore në shtëpi ndaj Venezias me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për Napolin e realizoi Raspadori në minutën e 79-të.
Napoli në minutën e 37-të kishte mundësinë që të kalonte në epërsi por sulmuesi belg, Romelu Lukaku, dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te vendësit.
Napoli është barazuar me pikë me Atalantan.
Të dyja skuadrat kanë nga 41 pikë.
Por Atalanta e mbanë pozitën e parë kurse Napoli të dytën.
Interi është në vendin e tretë me një pikë më pak.