Perez ka gjetur qendërmbrojtësin e së ardhmes

Futboll

Perez ka gjetur qendërmbrojtësin e së ardhmes

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 18:39
Perez

Real Madrid raportohet se po planifikon një blerje me vizion afatgjatë për qendrën e mbrojtjes. Presidenti Florentino Perez është gjithmonë një hap përpara të tjerëve, madje edhe dy.

David Alaba dhe Antonio Rudiger janë në fund të karrierës, kështu që në Madrid duhet një emër i ri dhe që garanton shumë vite cilësi, plus edhe qëndrueshmëri.

Emri i përzgjedhur nga Los Blancos është Dean Huijsen, aktualisht lojtar i Bournemouth.

19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane, përfshirë Chelsea, PSG dhe Bayern.

Huijsen është lojtar i cili luan mirë me topin, bën pasime vertikale të shkëlqyera në stilin Hummels apo Bonucci dhe lëviz shumë në mesfushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat