Roko Vata ka asituar për Uatford sot kundër Kardif në sfidën e vlefshme për javën e 24-t të Championship.
Ishte minuta e 38-të e ndeshjes, kur sulmuesi shqiptar me një krosim në zonë gjeti të vetëm Çakvetadze, që nuk mund të gabonte.
Sfida u barazua kështu në 1:1, pasi Robinson kishte kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e dytë.
Ky asist për Vatën, erdhi pas golit në ndeshjen e fundit. 19-vjeçari ka filluar të marrë më tepër minuta, ndërsa kujtojmë se ishte asisti i tretë në kampionat për Vatën, që ka shënuar dhe dy gola.