Barcelona nuk e ka ngritur kokën në La Liga prej dy muajsh.
Katalanasit kanë lënë 16 pikë në shtatë ndeshje dhe kanë humbur avantazhin ndaj ndjekësve që i mbante në krye të renditjes. Ka shumë shkaqe që e kanë sjellë këtë rënie.
Skuadra nuk ka pasur intensitet të mjaftueshëm në shumë prej atyre ndeshjeve.
Efikasiteti para porte ka rënë në krahasim me javët e para të kompeticionit.
Por edhe ecuria e dobët e stolit në këto dy muajt e fundit. Hansi Flik po priste me padurim rikthimin e disa lojtarëve të dëmtuar. Në fillim iu desh të mbështetej te “fëmijët” për shkak të shumë dëmtimeve. Ishin pak anëtarë të ekipit të parë dhe disa prej tyre tashmë kishin filluar të kishin nevojë për pushim.
Kjo është arsyeja pse rikthimi i të dëmtuarve ishte kaq i rëndësishëm për t’u dhënë pushim titullarëve dhe gjithashtu për të përmirësuar performancën e ekipit. Mirëpo realiteti ka qenë ndryshe. Trajneri gjerman ka mundur të rikuperojë lojtarë si Gavi, De Jong, Ansu Fati dhe Fermín Lopez, por ata nuk kanë dhënë atë çfarë pritej prej tyre. Është e vërtetë që disa u kthyen pas dëmtimeve të komplikuara dhe rintegrimi i tyre nuk ishte i lehtë. Megjithatë, pas dy muajsh me ekipin, evoluimi i tyre nuk ka qenë ai i dëshiruari.
NJË VIT PA GAVIN – Dëmtimi i tij ishte shumë i rëndë dhe qëndroi praktikisht jashtë për një vit. Rikuperimi i nivelit të tij të mëparshëm nuk do të jetë i lehtë. Dhe kjo është parë në daljet e tij të para në fushë që pas kthimit nga dëmtimi.
ANSU FATI, I PANJOHUR – Sulmuesi vazhdon të mos ketë fat me dëmtimet. Ai ka luajtur vetëm shtatë ndeshje dhe gjithsej 159 minuta. Ai nuk ka mundur të shënojë asnjë gol, një fakt i dhimbshëm për një sulmues. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, lojtari u lëndua sërish në nëntor dhe që atëherë nuk ka luajtur më. Kontributi i tij këtë sezon ka qenë minimal.
DE JONG, ZHGËNJYES – Rasti i holandezit është gjithashtu shqetësues. Viti 2024 ka qenë një vit katastrofik për sa u përket dëmtimeve, pasi ka pasur tri dhe të gjithë në të njëjtin kyçin e këmbës. Ai u rikthye në fushat e lojës më 1 tetor, por nuk ka mundur të rifitojë pozicionin e titullarit. Ai nuk ka ofruar nivelin që kishte para dëmtimit dhe Flik e ka ulur në stol, duke e vënë në dyshim të ardhmen e tij në entitet.