Lecce sqaron gjendjen shëndetsore të Berishës

Futboll

Lecce sqaron gjendjen shëndetsore të Berishës

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 21:18
Medon Berisha

Në momentin më të mirë që po kalonte me skuadrën e Lecces, Medon Berisha u ndal pasi pësoi ditën e djeshme një dëmtim në stërvitje, gjë që bëri që mesfushori shqiptar të mungojë nesër në sfidën ndaj Comos.

Ditën e sotme, ekipi i Lecces ka njoftuar se 21-vjeçari kuqezi i është nënshtruar sot testeve mjekësore.

Rezonanca e kryer për shkallën e dëmtimit të Berishës nxorrën në pah një lëndim të muskulit të kofshës së djathtë.

Pritet pas disa ditësh të bëhet e ditur koha e rikuperimit të Medon Berishës.

Një gjë e sigurt është se mesfushori i kombëtares shqiptare do të jetë jashtë fushave të lojës për disa javë të paktën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat