Juventusi ka barazuar në shifrat 2:2 kundër Fiorentinës.
Sulmuesi serb Dushan Vllahoviq nuk është i preferuari në mesin e tifozëve të Fiorentinës.
Vllahoviq njihet edhe si provokues kur dihet se si ishte sjellë edhe turpshëm ndaj Zvicrtës së Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit me datën 2 dhjetor të vitit 2022..
Ai kishte festuari duke prekur me dore organet gjenitale.
Sonte, shkak për këtë është bërë fakti se ai u largua nga Viola dhe iu bashkua Juventusit të urryer.
Edhe pse kanë kaluar tre vite nga transferimi, serbi është ende i urryer në mesin e tifozëve të Violës dhe këtë e kanë treguar edhe sonte në ndeshjen e Serisë A që u luajt në Torino.
Arbitri Maurizio Mariani në një moment e ndërpreu ndeshjen pas një breshëri ofendimesh drejtuar Vllahoviqit nga tifozët mysafirë.
Brohoritjet nga tifozët e Fiorentinës sollën një ndërprerje afatshkurtër.
Tifozët janë paralajmëruar se ndeshja mund të ndërpritet, më pas situata është qetësuar dhe ndeshja ka rifilluar pas dy minutash..