“Te koka e krevatit mbante flamurin shqiptar", Artan Uzuni: Në Greqi Myrto ka përjetuar racizmin se ishim shqiptarë

Futboll

“Te koka e krevatit mbante flamurin shqiptar", Artan Uzuni: Në Greqi Myrto ka përjetuar racizmin se ishim shqiptarë

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 21:54
Artan Uzuni

Artan Uzuni ka zbuluar disa detaje rreth jetën së djalit të tij në Greqi. Babai i sulmuesit të Granadas rrëfeu se Myrto ka përjetuar racizëm në vendin helen, për faktin se ata ishin shqiptarë.

Ndërsa më tej, i ati i 29-vjeçarit tha se te Kombëtarja ka pasur shumë persona që nuk e kanë dashur djalin e tij të ishte pjesë e skuadrës kuqezi.

Artan Uzuni: Myrto ka përjetuar racizëm në Greqi. Ne shqiptarë ishim, pavarësisht se e donin Myrton, por prapë ishim shqiptarë dhe shiheshim me sy tjetër. Myrto e ndjente racizmin. Te koka e krevatit të tij kishte vënë flamurin shqiptar, është i brymosur me nacionalitetin e kombit Myrto. 

Kur Myrto u thirr në Kombëtare, unë e kam thënë që nuk dua të vdes pa e parë djalin me fanellën e Kombëtares. Atëhere trajneri Panuçi bëri të mundur që Myrto ta vishte atë fanellë dhe të luante për Kombëtaren. Por gjatë kësaj kohe, Myrto ka pasur shumë ‘bërryla’, shumë pengesa. Më të keq kanë qenë këo pengesat artificiale nga kushdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat