Shkupi me probleme!
Gjatë ditës së sotme në adresë të klubit të FC Shkupit, nga ana e FIFA-s, kishte arritur një letër, përmes së cilës Shtëpia më e madhe e Futbollit Botëror, kishte njoftuar drejtuesit e kësaj skuadre se iu është bllokuar merkatoja, për shkak të disa borxheve.
Pikërisht ky lajm, bëri që drejtuesit e rinj të skuadrës nga Çairi të dalin edhe me një njoftim zyrtarë, përmes së cilit njoftojnë opinionin sportiv, e në veçanti tifozët e tyre, se arsyeja e borxheve, janë si pasojë e çështjeve proceduriale për kalimin e klubit në pronësi të Drejtuesve të rinj.
Reagimi i FC Shkupit
Një gjë e tillë edhe përfundimisht pritet të finalizohet brenda javës që vjen, ashtu që me automatizëm kur klubi të kaloj në duart e Yasin Konyali, ky i fundit do të shlyejë të gjitha borxhet dhe se FC Shkupi do të ketë të drejtën për të transferuar futbollistë të rinj në merkaton e janarit.